Prasta Pali tI juvli

Një komedi farsë e mbushur me ritëm, sekrete dhe situata komike që shpërthejnë në kaos.

“Vrapo pas gruas sate” kur një sekret i madh të detyron të vraposh pas së vërtetës.

“Vrapo pas gruas sate” (“Run for Your Wife”) është një komedi klasike farsë nga autori britanik Ray Cooney, e ndërtuar mbi ritëm të shpejtë, keqkuptime komike dhe situata të pamundura. Në qendër të ngjarjes është John Smith, një shofer taksie i zakonshëm që fsheh një sekret tronditës: ai ka dy gra që jetojnë në dy adresa të ndryshme në të njëjtin qytet.

Për vite me radhë, John ka arritur ta mbajë këtë jetë të dyfishtë falë një orari perfekt, derisa një incident i papritur e nxjerr gjithçka jashtë kontrollit.

Kur policia nis hetimet dhe fqinjët bëhen kureshtarë, gënjeshtrat e John-it fillojnë të zbërthehen. Miku i tij Stanley përpiqet ta ndihmojë, por e fut edhe më thellë në një rrjet situatash gjithnjë e më qesharake. Shfaqja është e mbushur me dialogë plot humor, hyrje-dalje të papritura dhe tension komik që rritet deri në absurditet.

Kjo shfaqje shënon gjithashtu dramën e parë të një autori të huaj në pasluftën e Teatrit Rom “Nexhip Menekshe”, si dhe komedinë e parë farsë në repertorin e tij. Ky hap përfaqëson një moment të rëndësishëm artistik, duke hapur rrugën për kultivimin e një gjinie të re teatrore dhe duke i dhënë publikut një format të ri humori skenik.